Kurti - Haradinajt: Ne të mbrojmë, nëse nuk doni të falni tokë

Aktuale March 20, 2018 - 18:33
Ai ka një kërkesë të veçantë për kryeministrin

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se partia e tij voton vetëm dokumentin e demarkacionit në të cilin korigjohen gabimet e marrëveshjes me Malin e Zi me ç'rast bëri thirrje Kuvendit për mos kapitullim, raporton Zeri.info

"Demarkacioni është ndryshim i territorit të Kosovës, Murat Meha ka punuar sipas kushteve të Malit të zi. Ky kufi duket sikur kemi pasur luftë me Malin e Zi e tash erdhi si pasoj e kapitullimit. Të mos kapitulloj edhe Kuvendi, të mos e miratoi Demarkacionin", tha Kurti.

Duke iu referuar raportit të Bulliqit, Kurti tha se Vetëvendosje voton vetëm dokumentin që korrigjon kufirin dhe jo atë që premton korigjim.

"Ky është vetëmashtrim. Pas raportit të Bulliqit Kuvendi nuk ka punë por ligji. Sepse në bazë të atij raporti është bërë shkelje ligjore", theksoi Kurti.

Sipas Kurtit Liberalizimi i vizave nuk është prioritet i qyetarëve të Kosoves por prioritet i Qeverisë për qytetarët e Kosovës.

Ai kritikoi edhe kryeministrin Haradinaj duke thënë se nëse ai po e bënë këtë gjë pasi që po kushtëzohet me rrëzim të qeverisë së tij, atëherë Vetëvendosje do e përkrah atë.

"Haradinaj më shumë i uritur sesa i zemëruar dhe po merr barrën për të cilën nuk ka faj. Kryeministër kjo që po bëni është mashtrim por nëse duan të ju rrezojnë për shkak se nuk po falni tokë unë ju mbroj, ne ju mbrojmë. Për këtë nuk do duhej të rrëzoheni por për gjëra tjera po, por sot nuk po flasim sot për to", tha Kurti.

Gjithashtu ai i kërkoi kryeministrit të mos e legjitimojë tradhëtinë./Zeri