Hoti ‘thumbon’ Haradinajn

Aktuale March 20, 2018 - 16:35
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka “thumbuar” kryeministrin Ramush Haradinaj për çështjen e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, raporton "Zëri.info". 

Hoti ka thënë se LDK nuk do përdor gaz kundër qeverisë aktuale, edhe pse sipas tij, LDK e ka këtë të drejtë morale.

“Sot siç po shihet nuk do të ketë gaz lotsjellës, nuk do të pengohet kryeministri, deputetët, policët. Njëri ndër ata që e pati iniciuar hedhjen e gazit tani është kryeministër. Ne nuk do e përdorim gazin, edhe pse kemi të drejt morale”, është shprehur Hoti.

LEXO EDHE: A do ta votojnë Demarkacionin të dorëhequrit e LVV-së?

Më tej Hoti ka thënë se Haradinaj sa ishte në opozitë e sulmonte ashpër LDK-në dhe Qeverinë e Isa Mustafës, ndërsa tani vet po e mbështet ratifikimin e demarkacionit. Ai ka thënë se pas ratifikimit të demarkacionit, Haradinaj duhet të jap dorëheqje. /Zëri/