Kelmendi konfirmon se është marr në pyetje nga Policia

Aktuale March 20, 2018 - 16:34

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka konfirmuar për “Zëri.info” së është intervistuar nga Policia e Kosovës lidhur me kërcënimet që ka marr për të mos e votuar Demarkacionin me Malin e Zi.

Megjithatë, Kelmendi nuk ka dhënë më shumë informata duke thënë se tani është duke hyrë në tretman mjekësor. Zëri ka arritur ta siguroj një foto ku shihet se në këto çaste është duke u intervistuar deputeti i LDK-së.

LEXO EDHE: Ekskluzive: Policia po e interviston Ramiz Kelmendin (Foto)

Kelmendi mbrëmë ka deklaruar se është i kërcënuar bashkë me familjarët e tij nëse e voton marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. /Zëri/