A do ta votojnë Demarkacionin të dorëhequrit e LVV-së?

Aktuale March 20, 2018 - 16:32
Lexo detajet

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se pos LVV-së Demarkacionin nuk do ta votojnë as deputetët e dorëhequr të kësaj partie, raporton Zëri.info.

“Mendoj se as ata asnjëri s’do ta votojnë këtë marrëveshje të dëmshme”, deklaroi Konjufca para se të hyjë në sallën ku do të mbahet seanca.

LEXO EDHE: Delawie bënë thirrjen e fundit për votimin e demarkacionit

Ndërkohë, deputetët e Grupit të pavarur tashmë kanë mbërritur në kuvend, ndonëse nuk janë deklaruar për media.

Megjithatë, Besa Baftiu, deputete e GDP-së, ka njoftuar se nuk do ta votojnë demarkacionin./Zeri

Image