Ekskluzive: Policia po e interviston Ramiz Kelmendin (Foto)

Aktuale March 20, 2018 - 16:01
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Policia e Kosovës është duke e intervistuar deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendin, në shtëpinë e tij në Pejë.

Portali “Zëri.info” ka arritur ta siguroj një foto ku shihet se në këto çaste është duke u intervistuar deputeti i LDK-së.

Ky i fundit mbrëmë ka deklaruar se është i kërcënuar bashkë me familjarët e tij nëse e voton marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Zëri” është duke bërë përpjekje ta kontaktoj Kelmendin.

Përndryshe, tash pritet të nis seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi, ku koalicionit qeverisës i duhen 80 vota të deputetëve për ta miratuar. /Zëri