A do ta votojë Demarkacionin Nait Hasani?

Aktuale March 20, 2018 - 14:56
Flasin nga PDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdon të jetë e bindur se është unike sa i përket qëndrimit ndaj Demarkacionit pavarësisht se deputeti i këtij subjekti, Nait Hasani, ka deklaruar se nuk do ta votojë Marrëveshjen, raporton “Zeri.info”.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie Hajdar Beqa, i cili për “Zeri.info” ka thënë se të gjithë deputetët e PDK-së do ta votojnë Marrëveshjen.

“Ne si PDK jemi unikë në qëndrim, do ta përkrahim Demarkacionin, besoj që do të jenë numrat, shpresoj të reflektojnë edhe subjektet e tjera apo individët që kanë hezituar deri tani”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse Hasani do ta votojë Demarkacionin ai është shprehur optimist në këtë drejtim.

“Si PDK kemi qëndrim unik, megjithatë Hasani do të flasë vet për votën e tij. Deri më tani GP është unik, mendoj që do të votojnë të gjithë deputetët e PDK-së”, ka theksuar ai. /Zëri