Edhe PDK mblidhet për herë të fundit para seancës

Aktuale March 20, 2018 - 14:31
Ja në sa ora do të mbahet takimi i tyre

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, do të mbajë mbledhje para seancës së Demarkacionit që pritet të mbahet sot në orën 16:00, raporton “Zeri.info”.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka konfirmuar për ‘Zërin’ se ky takim do të mbahet duke filluar nga ora 15:00.
”Po ky takim do të mbahet sot në orën 15:00”, ka thënë shkurt ai.

PDK është deklaruar parimisht pro Demarkacionit, mirëpo edhe në këtë parti ka pasur zëra që nuk janë pajtuar me marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi. Nait Hasani është deklaruar kundër demarkacionit që nga viti 2015.

Përndryshe sot pritet të vazhdoj seanca për Demarkacionin në orën 16:00./ZERI