Një orë para seancës për Demarkacionin, mblidhet AAK-ja

Aktuale March 20, 2018 - 14:03
LAJMI I FUNDIT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mblidhet sot në orën 15:00, një orë para se të nisë vazhdimi i seancës për ratifikimin e Demarkacionit, raporton zeri.info.

Këtë e ka konfirmuar për Zeri.info deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, e cila ka thënë se në këtë mbledhje ndër të tjera, do të bëhet plani edhe për votimin e seancës së sotme.

“Zakonisht është si rregull, para çdo seance parlamentare mblidhet grupi parlamentar dhe shqyrtohen pikat e rendit të ditës, si dhe kur ka ndonjë votim përcaktohet aty për votim, bëhet plani për votim parlamentar. Kjo është si rregull, si praktikë”, ka deklaruar ajo.

Kadriaj tutje, ka thënë se AAK është unike sa i përket demarkacionit, pavarësisht se kohët e fundit ka pasur deklarata kontroverse mes deptuetëve të këtij subjekti. Ajo po ashtu, është shprehur e vendosur se demarkacioni do të përmbyllet sot.

“Me kushtet e reja të krijuara Aleanca do ta votojë.  E shohim sot, krerët e shtetit kanë punuar intensivisht, mendoj që janë votat dhe do të kalojë kjo çështje”, ka theksuar ajo gjatë deklaratës./Zeri