Deputeti i Nismës jep paralajmërim për eskalim të seancës

Aktuale March 20, 2018 - 14:00
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Deputeti i Nismës Socialdemokratike, Haxhi Shala ka thënë se nëse demarkacioni me Malin e Zi nuk kalon, për vendin tonë do të shtyhet liberalizimi i vizave.

Shala ka thënë se nëse situata eskalon dhe nuk miratohet demarkacioni, përgjegjësin e mban çdo deputet, por më së shumti Qeveria e Kosovës.

“Nëse nuk kalon shtyhet procesi i liberalizimit të vizave dhe ne nuk e duam. Për këtë vit është hapi i fundit për liberalizimin e vizave. Partnerët e koalicionit kanë biseduar me deputetët e listës serbe dhe të Vetëvendosjes, dhe besoj që do të gjendet edhe një ose dy votë e cila po mungon. Qytetarët po e kërkojnë dhe ata duhet sot të bëjnë presion mbi deputetët”, tha ai në RTK.