‘Nuk ka demokraci pa luftim të korrupsionit’

Aktuale March 20, 2018 - 13:28
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se nuk mund të ketë demokraci pa luftim të korrupsionit dhe mënyra më e mirë sipas saj për ta luftur këtë gjë është transparenca, raporton "Zeri.info".

"Mënyra më e mirë për ta luftuar kortupsionin është transparenca. Është luftuar shumë në këtë drejtim. Rruga jonë drejt BE-së është alternativ", ka thënë Hoxha.

Hoxha ka folur edhe për rolin e gruas në politikëbërjen kosovare por që duhet ende punë.

"Vullneti ekziston por duhet të fillojmë sa më shpejtë të punojmë në këtë aspekt. Gratë në politikëbërje duhet të jetë e obligueshme", ka thënë tutje Hoxha.

Përndryshe fjalimi saj është ndërprerë në gjysmë nga dy aktiviste të cilat u pozicionuan para saj me një baner ku shkruante "Drejtësi për Astritin". /ZËRI

Image