Apostollova: Implementimi i MSA-së është situatë komplekse

Aktuale March 20, 2018 - 13:25

 

Ministria e Integrimit Evropian dhe Zyra e BE-së sot prezantuan  Projektin “Mbështetja e institucioneve të Kosovës në zbatimin e MSA-së, raporton zeri.info.

 Demush Shasha, sekretar i përgjithshën në Ministrinë e Integrimeve tha se do të bëhet analizë e asaj ku jemi sot dhe ku do të arrijmë.

"Së bashku me zyrën e BE jemi dakordu që të fillojmë punën me 8 kapituj. Do të bëjmë analizë që në kuadër të këtyre kapitujve se ku qëndrojmë sot. Cili është ai nivel.i legjislacionit të BE-së ku duhet të arrijmë dhe ku jemi sot. Pastaj bazuar në atë gjendje do të përgadisim 8 udhërëfyës që do të synojmë që atë zbrastirë që do ta gjejmë ta adresojmë brenda disa viteve", tha ai.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova  tha se ky projekt do të jetë kompleks ashtu si projekti i MSA-së.

"Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ishtë kulmi i një procesi shumë të gjatë mirëpo ai paraqiste nismën e një procesi të ri. Të gjithë e dimë se ky nuk është një proces i lehtë. Duke qenë që është një vend i vogël që ka berë përpjekje që 10 vite për rrugën drejtë BE-së. Ne jemi afër jush gjatë implementimit dhe do të ju ndimojm dhe mbështësim. Projekti është lansuar në qërshor të vitit të kaluar me synim të mbështetet administrata në Kosovë. Procesi implementimit të MSA-së është komplëks dhe kompleks do të jetë ëdhe ky projekt", tha ajo.

Sipas saj, objektiva e projektit është të mos shkojë në hollësi të kapitujve, derisa shtoi se gjetjet e projektit do ti komunikohen zyrës së BE-së. /Zeri