'Korrupsioni është kancer që ndikon në institucionet e shëndosha'

Aktuale March 20, 2018 - 13:04

Ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie ka bërë të ditur në Kosovë ende ka korrupsion dhe përparimi në këtë fushë ndihmon cdo gjë në Kosovë, raporton "Zeri.info".

"Përparimi në fushën e korrupsionit ndihmon cdo gjë në Kosovë Korrupsioni është kancer që ndikon në institucionet e shëndosha. Duhet të liftoni për largimin e këtij problemi", ka thënë Delawie.

Këto deklarata ai ka bërë në javën e gruas ku po ashtu ju ka bërë me dije grave që në Kosovë po punohet për të mirën e tyre.

"Gratë duhet ta dinë që prijësit e Kosovës janë duke punuar fort për barazinë e grave.

Sfida vjen nga brenda cdo ndryshim vjen nga brenda, gratë dhe burrat duhet të shprehin mendimet duhet tju bëhet me dije edhe përfaqësuesvë se ju i keni zgjedhur ata për të ju përfaqësuar ju dhe kërkesave tua", ka shtuar ai./ZËRI