Ky është vendimi i të dorëhequrve të LVV-së lidhur me demarkacionin

Aktuale March 20, 2018 - 10:47

Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP), të cilët janë dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk pritet ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit, raporton "Zeri.Info".

Besa Baftiu, deputete e këtij grupi parlamentar ka thënë për Zeri.info se ajo nuk do ta mbështesë ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

“Unë nuk kam ndërruar qëndrimin tim, nuk do ta votoj këtë formë të demarkacionit”, ka deklaruar Baftiu. Ndërkohë, e pyetur nëse GDP ka ndonjë qëndrim të përbashkët karshi kësaj marrëveshjeje, Baftiu ka thënë se duhet kontaktuar të gjithë deputetët veç e veç.

“Nuk e di. Edhe ashtu jemi grup i deputetëve të pavarur. Për t’i marrë qëndrimet e tyre, ju lutem kontaktoni ata veç e veç, shefin e grupit”, ka theksuar ajo.

“Zeri” ka provuar të kontaktojë me shefin e GP-së së GDP-së, Dardan Sejdiu, por kontakti me të ka qenë i pamundur. Kurse, pjesa dërrmuese e deputetëve të këtij grupi nuk kanë dashur të flasin lidhur me këtë çështje./ZËRI