Matoshi flet për Demarkacionin, 'godet' fortë ata që nuk e votojnë

Aktuale March 20, 2018 - 09:21
Ja çfarë thotë Halil Matoshi

Këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se vota për demarkacionin është votë popullore.

Ai po ashtu ka potencuar se qytetarët e Kosovës sot kanë mundësinë të dinë se kush nga politikanet është në mbrojtje të vendit, dhe kush janë përfituesit e mashtruesit, ata të cilët sipas tij nuk e votojnë ratifikimin e Demarkacionit, shkruan "Zëri.Info".

Lexojeni statusin e plotë të Matoshit:

Vota për demarjacionin âsht votë popullore!

Politikani patriot - konstitucional kërkon, analizon faktet e dhëna dhe krijon fakte të reja, pra âsht krijues në mbrojtje të lirisë kombëtare dhe të interesave madhore shtetërore. Sot, qytetarët e Kosovës do ta kenë rastin të shohin se cili nga deputetët âsht në mbrojtje të Republikës dhe kush janë përfituesit dhe mashtruesit.
Kryeministri Ramush Haradinaj, për katër muej arriti ta dërgojë në Kuvend ligjin për demarkacionin, që pararëndësit nuk e dërguan për dy vjet e gjysmë, ose e dërguan dhe e tërhoqën, sepse nuk ndërtuan koncensus nacional. 
Kryeministri Haradinaj ia doli ta mbrojë kauzën e tij politike për korrigjimin e kufirit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës duke e negociu me Malin e Zi një proces shtensionues, i cili mundësoi ruajtjen e territorit kushtetues, ruajtjen e raporteve miqësore me Republikën fqinje si dhe me NATO-n, duke i hapë udhë liberalizimit të vizave për kosovarët.
Prandej sot, deputetët, gratë dhe burrat e Kisovës do të ngritën mbi interesat personale dhe partiake dhe do të dëshmojnë lojalitet dhe besnikni ndaj Republikës së Kosovës, duke ridëshmu Raison d’ Etat.
Votojeni demarkacionin nëse doni të rënditeni në memorien shtetënore!

P.S.

Deputetët e pavarun që dolën nga Lëvizja Vetëvendosje sot e kanë shansin të dëshmojnë para qytetarëve të Kosovës se e duan Republikën dhe se janë në shërbim të qytetarëve.