Çfarë zbulimi bën Dardan Sejdiu pasi u largua nga Vetëvendosje

Aktuale March 19, 2018 - 18:34

Dardan Sejdiu, tani kryetar i Grupit të Deputetëve të Pavarur, ka qenë për më shumë se shtatë vite në Lëvizjen Vetëvendosje, dhe se prej që është larguar nga Lëvizja ka filluar ta kritikojë atë.

Sejdiu në ‘Rrokum Tv’ ka kritikuar gjeneratën e politikanëve të viteve të 90-ta, të cilët sipas Sejdiut janë formuar duke pasur Serbinë gjithmonë armik, dhe duke përmendur vetëm atë.

Ai ka thënë se ka tri vite që në Kuvendin e Kosovës po diskutohet vetëm për dy tema, dialogun me Serbinë dhe, demarkacionin, dhe se për Sejdiun politikanët të cilët po i mbajnë këto diskutime në këmbë, nuk dinë se çfarë flasin.

Lëvizja Vetëvendosje është njëra ndër partitë që ka kundërshtuar më së shumti çështjet që janë lidhur me Serbinë, dhe tani Sejdiu po thotë se politikanët që flasin vetëm për Serbinë, nuk dinë se çfarë flasin.

“Ka tri vite që në Kuvend po fliten vetëm dy tema, ato janë: dialogu me Serbinë (Asociacioni i komunave me shumicë serbe), dhe demarkacioni (Shënjimi i kufirit me Malin e Zi), dhe unë jam i bindur që kjo gjeneratë e politikanëve që është formuar në vitet e 90-ta, janë formu duke e pas Serbinë gjithmonë armik, dhe si duket në momentin që këto tema nuk janë aktuale, ata politikanë nuk dinë se çfarë të flasin”, ka thënë Sejdiu në ‘Rrokum tv”.

Sejdiu ka thënë se është e nevojshme  për këtë shoqëri që partitë dhe politikanët të kenë një mendim progresiv, për të ecur përpara, dhe në momentin që ti heqim mendimet për Serbinë, unë jam shumë i bindur që kjo gjeneratë e politikanëve, që nuk din asgjë tjetër përpos serbi, serbi.

“Jashtëzakonisht është e nevojshme  për këtë shoqëri që partitë dhe politikanët të kenë një mendim progresiv, për të ecur përpara, dhe në momentin që ti heqim mendimet për Serbinë, unë jam shumë i bindur që kjo gjeneratë e politikanëve, që nuk din asgjë tjetër përpos serbi, serbi.. atëherë Serbia tek ne do të jetë edhe më pak prezente edhe do të dalim me një gjeneratë progresiste që ka dallim prej politikanëve të viteve të 90-ta.”, ka thënë ai.