Protestë nga personat e verbër dhe nga ata me dëmtime në të parë

Aktuale March 19, 2018 - 17:37
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Komuniteti i të Verbërve në faqen e tyre në “Facebook” “Albanian Blind Community” kanë paralajmëruar një protestë më 24 mars, me ç’rast i kanë ftuar të gjithë personat e verbër dhe ata me dëmtime në të parë të marrin pjesë, shkruan “Zëri.info”.

Në këtë protestë do të kërkohet zbatueshmëria e Ligjit për Aftësinë e Kufizuar për të Verbër.

Për më shumë lexoni njoftimin e plotë

NJOFTIM!

I ftojmë të gjithë personat e verbër, si dhe ata me dëmtime në të parë, që më datën 24 mars 2018 të marrin pjesë në protestën e radhës për ta kërkuar zbatueshmërinë

e Kornizës Kushtetuese, respektivisht Ligjin për Aftësinë e Kufizuar për të Verbër.

Tubimi i pjesëmarrësve bëhet pranë Bibliotekës Kombëtare nga ora 10:30 deri në 11:30.

Nisja bëhet e organizuar drejt ndërtesës së Qeverisë.

Me respekt: Këshilli organizativ i protestës

#NE_KEMI_DINJITET