Vjen njoftimi nga Kuvendi për demarkacionin

Aktuale March 19, 2018 - 17:07
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Kuvendi i Kosovës ka nisur njoftimin për seancën e nesër me kur pritet të votohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Të martën në orën 16:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për Demarkacionin.

Sipas njoftimit të Kuvendit, rendi i ditës së nesërme është Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Marrëveshja e Demarkacionit pritet të dalë nesër në votim pasi ka dështuar disa herë të mbahet seanca për shkak të mungesës së votave.

Për ratifikimin e Demarkacionit duhet vota e 2/3 të deputetëve (80 vota) dhe është kushti kryesor për liberalizimin e vizave.