Intervistë ekskluzive me ambasadorin e Kanadasë në Kroaci (jorezident për Kosovën)

Aktuale March 19, 2018 - 16:05

Në numrin e nesërm të gazetës “Zëri”, si dhe në portalin www.zeri.info, do të mund ta lexoni intervistën ekskluzive me ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, Daniel Maksymiuk, i cili njëherit është edhe ambasador jorezident për Kosovën.

Maksymiuk gjatë kësaj interviste do të flas për demarkacionin me Malin e Zi, për mosmarrëveshjet mes Sllovenisë dhe Kroacisë për Gjirin e Piranës dhe nëse edhe për Kosovën është zgjidhje Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit.

Diplomati kanadez i cili e mbulon edhe Kosovën gjatë kësaj interviste flet edhe për mundësinë e kosovarëve që të marrin viza pune për në Kanada, për qëndrimin e shtetit të tij për formimin e ushtrisë së Kosovës, dialogun mes Serbinë, etj.

Përndryshe, nesër Kuvendi i Kosovës pritet të votoj për demarkacionin me Malin e Zi, ku partnerët e koalicionit qeverisës po bëjnë përpjekje ta sigurojnë edhe votën e 80-të për ta miratuar këtë marrëveshje. Lëvizja “Vetëvendosje” është kundër demarkacionit. Njëjtë është deklaruar edhe Lista Serbe.

Më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës “Zëri”, si dhe në portalin www.zeri.info.

/Zëri/