Haxhiu: Shumica e marrëveshjeve me Serbinë në disfavor të Kosovës

Aktuale March 19, 2018 - 14:37

Albulena Haxhiu kryetare e grupit për legjislacion në diskutimin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë tha se shumica e marrëveshjeve mes dy shteteve janë në disfavor të Kosovës raporton "Zeri.info".

Sopas saj është e vështirë që të paraqitet mendimi i grupeve parlamentare sepse ata kanë qëndrime të ndryshme lidhur me këtë çështje.

"Do kërkoja zbatim të marrëveshjeve që janë në favor të Kosovës, por e dimë që shumica e marrëveshjeve nuk janë në favor të Kosovës dhe nuk mund të bëjmë thirrje që të njëjtat të zbatohen", tha Haxhiu.

Ajo tha edhe se është e pa pranueshme që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka marrur në mënyrë arbitrare udhëheqjen e këtij dialogu.

Haxhiu gjithashtu bëri thirrje që çështja e dialogut të diskutohet edhe mes shefave të grupeve parlamentare. Sipas saj problem është transparenca e këtij dialogu, si dhe përgatitja e Kosovës në këto takime është e vogël./Zëri