Albin Kurti, politikani model për të rinjët

Aktuale March 19, 2018 - 14:33
Ja kush renditet pas Kurtit!

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI),  ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën “Qëndrimet dhe sjelljet e votuesve të rinj”, gjatë së cilës është publikuar edhe një raport i hulumtimi lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve, raporton “Zëri.info”

Sipas raportit të publikuar nga kjo organizatë Albin Kurti del të jetë politikani më I preferuar nga të rinjtë 13.7 për qind.

Pas tij, si politikani më popullor është Ramush Haradinaj me 7.8 për qind, Vjosa Osmani me 7.4 për qind, Shpend Ahmeti me 7.3 për qind, Hashim Thaçi me 7 për qind dhe Kadri Veseli me 5.8 për qind, raporton tutje “Zëri.info”.