'Kuvendi të ketë rol qendror në dialogun Kosovë-Serbi'

Aktuale March 19, 2018 - 14:31

Vjosa Osmani kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme tha se takimi me grupet parlamentare dhe KDI-në ka të bëjë me ndihmën e KDI-së në mbikëqyrjen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë raporton "Zeri.info".

"Ekziston një iniciativë që të ndihmojë Kuvendit që të mbikëqyrë procesin e dialogut", tha Osmani.

Sipas saj dialogu nuk do duhej të vazhdoj pa u zbatuar marrëveshjet e deri tanishme.

"Kemi diskutuar një sërë rekomandimesh që kanë dalur nga takimi me KDI. Në diskutimet tona kemi theksuar qe faza e re nuk duhet të filloj pa u zbatuar marrëveshjet e deri tanishme me Serbinë. Mbi të gjitha ne kemi folor mbi atë se cilat janë vijat e kuqe në këtë provës", tha Osmani.

Sipas Osmanit dialogu duhet të jetë me transparent dhe më i drejtpërdrejt në ditët në vijim.

Sipas Osmanit, për pak ditë do ta kemi edhe një takim të 4 mes presidentit të Kosovës dhe Serbisë dhe ende nuk kemi një mbikëqyrje të këtij procesi nga Kuvendi.

"Kuvendi duhet të thotë fjalën e vetë se kush mund ta përmbyllë këtë temë përfundimisht. Po ashtu duhet që Kuvendi të përcaktoj rolin e institucioneve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë", theksoi Osmani.

Ndërsa Jeta Krasniqi nga KDI, njëkohësisht një nga organizueset e këtij debati tha se roli i Kuvendit në fazën e re të dialogut duhet të jetë më i madh raporton tutje "Zeri.info".

"Roli i Kuvendit duhet të jetë më qenësor ne ketë proces dhe është kërkuar nga Kuvendi që të ketë një rol sa më konkret", tha Krasniqi.

Po ashtu ajo tha se ne kemi parë që anëtarët e komisioneve parlamentare nuk janë ftuar në takime për të biseduar në lidhje me dialogun, dhe kjo sipas Krasniqit është shumë me rëndësi, pra që këta të fundit të luajnë një rol sa më aktiv në procesin e dialogut.

Këto komente u bënë gjatë një debati të organizuar nga Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) ku po diskutohet për rolin e komisioneve parlamentare të Kuvendin në mbikëqyrjen e dialogut Kosovë-Serbi. /ZERI