Lladrovci parkon makinën në rrugë, Drenori i vë “gjobë”

Aktuale March 19, 2018 - 13:41

Asamblisti nga Drenasi, Xhavit Drenori, që në zgjedhjet lokale të fundit garoi me nismën e tij politike Vizioni për Drenasin, ka postuar në Facebook një video ku tregon se si kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka parkuar në vend të ndaluar.

Drenori në video tregon se vetuara e parkuar gabimisht është e kryetarit të komunës.
Ai ka ironizuar duke thënë se mbase kryetari nuk ka pasur ombrellë me vete, gjithsesi parkimi në rrugë është i palejueshëm.

Drenori edhe i ka lënë një letër në formë të gjobës paralajmëruese për ta vetëdijesuar kryetarin e komunës së Drenasit.