KDI: Të rinjët kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e votës së tyre

Aktuale March 19, 2018 - 12:06
KDI publikon hulumtimin për votuesit e rinjë!

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), është duke mbajtur tryezën e diskutimit me temën “Qëndrimet dhe sjelljet e votuesve të rinjë”, gjatë së cilës është publikuar edhe një raport i hulumtimi lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve raporton “Zeri.info”.

Pjesmarrës në këtë tyrezë ishte edhe drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziut i cili tha se ky projekt është punë dy vjeqare.

“I kemi bërë të gjitha këto që politika të mos i shoh të rinjët si aset të votës, por si vlerë shtesë në platformat e tyre”, tha ia.

Ndërsa sipas ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë gjithashtu pjesëmarrës në tryezë, Ruairi O’Connell  është e rëndësishme që të dëgjohen zërat e rinisë.

“ Për ne si ambasadë është kënaqsi që e mbështesim këtë projekt, rinia nuk është e ardhmja e Kosoves është e tashmja”, potencoi ai.

Madje sipas tij Kosova është një rast i veqant raporton tutje "Zeri.info".

“ Duhet një investim i veçant në forcimin e kulturës politike në Kosovë” tha ai.

 Duke i përmendur gjetjet e raportit ai tha që ka pasur ndryshim te votuesit e rinjë të Kosovës.

“Ka filluar ndryshimi i kuptimin të të votuarit, politika  trajtohet si sport, por ajo nuk është si sporti , politikanët kanë përgjegjsi ndaj publikut , dhe nuk duhet të mbrohen prej votuesve. Gjenerata e re ka filluar të kerkoj më shumë ” tha ai.

Ai po ashtu dha edhe një mesazh inspirues për të rinjët.

“ Duhet të investojmë në kulturën politike, duhet të investohet në gjenerata, kjo është një arsye për optimizëm“, përfundoi ai.

I pranishëm ishte edhe Fidan Rekaliu nga LDK i cili tha se kjo çështje është prioritet për Kosovën.

“ Ne si LDK këto problematika i kem prioritet, dhe këto mundohemi ti ngrisim në Kuvendin e Kosovës, një ndër to është edhe udhzimi admisnitrativ për  njohjen punes  vullnetare ”, tha ai.

Në anën tjetër Evangjeni Thaqi nga PDK tha se përfshirja e grave në politik ëshë e rëndësshme.

“Zgjidhjet që rinia jep janë afat gjata dhe të qëndrueshme, partit janë të hapura për rinië përmes strukturave, dhe të rinjër janë të interesuar por problem është se sa ata arrinë ti mbjetojnë senjoreve” tha ajo.

Po ashtu gjatë kësaj tryeze u prezantua edhe raporti lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve, sipas të cilit sfidë është punësimi i të rinjëve.

“Anatarsimi në parti është si mekanizm në të cilin të rinjët futen vetën për tu punësuar apo avancuar në karrierë” thuhet në raport./ZERI