Vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd

Aktuale March 19, 2018 - 08:48

Në Bruksel sot do të vazhdojnë negociatat Beograd-Prishtinë.

Delegacioni kosovar do t ëudhëhiqet nga Avni Arifi ndërsa ai serb do të udhëhiqet nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Tema të diskutimit që janë paraparë janë: marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare.

Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punë të Jashtme./Lajmi.net/