Grumbuj mbeturinash afër lumit Llap

Aktuale March 18, 2018 - 21:44

Banorë të fshatit Prugovc të Prishtinës po ndihen të rrezikuar si nga ndotja e ambientit ashtu edhe prej qenve.

Kjo për shkak se në fshatin e tyre dikush po e hedh bërllokun afër lumit Llap.

Një qytetare, e cila ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi nga grumbujt e mbeturinave, ka thënë se sasia e mbeturinave po shtohet përditë.

Ajo ka theksuar se po frikësohen nga shpërthimi i ndonjë epidemie.

Po ashtu, ajo ka shfaqur brengën përballë rrezikut nga qentë, të cilët po mblidhen te bërlloku në kërkim të ushqimit.

Image

Image

Image

Image

Image