'Falimenton' QKUK-ja, kushte jo të mira për pacientët

Aktuale March 18, 2018 - 20:31

Pacientët e QKUK-së po detyrohen t`i blejnë vetë gjilpërat dhe penjtë kirurgjik e madje edhe mantelet sterile të mjekëve në mungesë të furnizimit të nevojshëm nga Ministria e Shëndetësisë.

Me këtë gjë më të pakënaqurit po vazhdojnë të jenë pacientët, të cilët po detyrohen ti blejnë këto gjëra. Dy ditë më parë  gazeta “Zëri”, ka raportuar për këtë problem në QKUK, por raportimi për raste të tilla ende po vazhdon.

Në një mesazh dërguar nga një lexuese e “Zëri.info”, raportohet për këtë problem.

Sipas saj për operimin e babait të saj, u është dashur që të pesë mjekëve që kanë marrë pjesë në operacion. t`u blehen mantilla dhe shishe të cilat sipas saj nuk u përdorën fare.

LEXO EDHE: “Falimenton” QKUK-ja, pacientët po i blejnë materialet shpenzuese

“Para  dy javësh, jemi detyruar me ble mantilla për të gjithë doktorët pjesëmarrës në operacion , para se me hy babi në operacion 5 mantilla për 5 doktorë, dhe gjithë ato shishe të cilat 4 nga 5 nuk u përdoren fare”, ka shkruar kjo lexuese.

Ndërsa ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka premtuar se do të bëj reforma në shëndetësi dhe t`u sigurohen barnat dhe materialet shpenzuese, pacientëve. /ZERI

Image