Detajet e fundit mbi gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Aktuale March 18, 2018 - 18:15
Flet mjeku i tij personal: ja kur pritet të vijë në Kosovë!

Ish-shefi i Qeverisë dhe kreu aktual i LDK’së, Isa Mustafa, ka rreth tre muaj që është duke qëndruar në qendrën e rehabilitimit fizioterapeutik, e cila gjendet në qytetin jugperëndimor, Pforzheim, të Gjermanisë. Gjendja shëndetësore e tij po shkon drejt përmirësimit. Kështu po thotë mjeku personal i Mustafës, Halil Krasniqi. Ai të dielën për Express ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të Mustafës. Ka thënë se kreu i LDK’së edhe disa javë do të qëndrojë në Gjermani për vazhdimin e terapive fizikale.

Ka më shumë se tetë javë që ish-lideri i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, është duke u marrë rregullisht me ushtrime fizioterapeutike në Gjermani. Halil Krasniqi, mjeku i cili po e trajton Mustafën në Gjermani thotë se gjendja e tij shëndetësore është duke shkuar drejtë përmirësimit. Por ai thotë se kreu i LDK’së, nuk do të mund të kthehet në Kosovë edhe për disa javë.

“Gjendja shëndetësore e zotit Isa Mustafa është shumë e mirë. Ai në mënyrë të rregullt po i vazhdon terapitë fizikale. Po vërehet një përmirësim i dukshëm i gjendjes së tij shëndetësore”, ka thënë Krasniqi për Express.

“Nuk mund të them saktësisht se kur do të kthehet në Kosovë, mirëpo ne shpresojmë se kjo gjë do të mund të ndodhë brenda disa javëve”, ka deklarua mjeku i Isa Mustafës.
Në muajin janar, Isa Mustafa ishte trajtuar në një spital privat në Prishtinë, siç thuhet, për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani.

Në muajin janar, Isa Mustafa ishte trajtuar në një spital privat në Prishtinë, siç thuhet, për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani.Lideri aktual i LDK-së ka mbajtur pozita të larta në hierarkinë komuniste para viteve të 90-ta. Pastaj është bërë pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Bujar Bukoshit në ekzil.

Pas luftës ka mbajtur pozita në udhëheqjen e institucioneve publike, si në Bordin e UP-së. Një kohë ka shërbyer si këshilltar i Fatmir Sejdiut për t’u bërë pastaj kryetar i Prishtinës deri më 2013. Më 2010 ka marrë pozitën e kryetarit të LDK-së.Në zgjedhjet e fundit, pas rrëzimit nga pozita e kryeministrit, Mustafa vendosi të mos i hyjë as garës për deputet, duke ia lënë vendin e parë Avdullah Hotit.