Vuçiq i shqetësuar me rënien e natalitetit: Ne po zhdukemi, shqiptarët në Kosovë po shtohen

Aktuale March 18, 2018 - 12:17

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një pjesë të fjalimit të tij lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ia ka kushtuar rënies së natalitetit në shtetin e tij dhe shtimit të popullsisë në Kosovë.

Vuçiq ka bërë krahasime mes qyteteve në Serbi dhe atyre në Kosovë, duke treguar me shqetësim shifrat e rritjes së popullatës shqiptare dhe rënien e popullatës serbe.

“Ne nuk kemi lindje të fëmijëve. Ky është një problem kyç për vendin tonë”, tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili njoftoi se Serbia do të fillojë zbatimin e masave të ndryshme për të inkurajuar lindjen në të ardhmen.

Siç raporton “Blic”, Vuçiq gjithashtu tha se “nëse çështja e lindjeve nuk do të përmirësohet menjëherë, atëherë vendi do të humb shumë dhe kjo nuk duhet të ndodh, sepse është detyra jonë të kujdesemi për atdheun në të ardhmen”, përcjell Telegrafi.

Siç tha ai, qeveria serbe miratoi masa për të inkurajuar lindjen dhe ai themeloi një Këshill për t’u marrë me këtë çështje.

Për fëmijën e parë, nëna do të marrë vetëm 100 mijë dinarë, për fëmijën e dytë 10 mijë dinarë në muaj për dy vite. Nëse një nënë që lind fëmijën e tretë do të ketë një 12 mijë dinarë për çdo muaj për 10 vite dhe për fëmijën e katërt për atë periudhë, totali i ndihmës do të arrijë në 18 mijë euro.

“Shteti do të sigurojë që çdo muaj nëna do t’i merr ato para në xhirollogari”, tha Vuçiç.

Siç vuri në dukje ai, këto masa do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Vuçiç tha se Serbia aktualisht ka 6,995,808 banorë, por në qoftë se vazhdohet me këto trende negative demografike në vitin 2060 Serbia do të ketë në mes të 3.9 dhe 5.5 milionë banorë.

“Çdo ditë ‘humbja’ e popullsisë është 107 njerëz dhe për 27 vitet e fundit kemi një shtim negativ natyror. Numri i fëmijëve është 1.44 për lindje, ne kemi nevojë për të paktën 0.8 lindje më shumë. Përndryshe, ne do të jemi në një situatë që në pak vite ne të kemi më pak banorë, me numrin e njëjtë të pensionistëve”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu tha se problemi i lindjeve ka të bëjë me “50 vjet përpara”. Presidenti serb paralajmëroi se numri i fëmijëve të lindur në 15-20 vjet do të varet nga qëndrueshmëria e sistemit pensional, sepse fëmijët të cilët janë të lindur sot do të paguajnë sistemin e pensioneve.

Ai theksoi faktin se në vitin 1950 në Serbi ishin lindur 163,297 foshnje, kurse në vitin 2017 u linden 100 mijë më pakë.

Siç tha ai, problemi demografik që Serbia ka është si në fshat ashtu dhe në qytet.

“Sot ne jemi duke luftuar për vendet e punës, një fabrikë, një projekt që të përmirësojmë kushtet. Me një rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve dhe për herë të parë njerëzit të ndihen më mirë”, theksoi ai.

Siç tha ai, në dy apo tre vjet ne do të duhet të importojmë punëtorë sepse nuk kemi shtim të popullsisë.

Ai vuri në dukje se udhëheqja serbe bëri një rishikim krahasues në mes Serbisë dhe Kosovës të populluar nga shqiptarët. Qarku Toplicës, siç tha ai, ka 2,231 kilometër katrorë dhe Podujeva është 653 kilometër katrorë, ku numri i vendbanimeve në Toplicë është 267 në Podujevë 77, por numri i banorëve në Toplicë është 86,327, ndërsa në Podujevë 83,242 banorë.

“Podujeva është e madhe me banorë sa e gjithë Toplica. Veriu i Kosovës me katër komuna ka 42 mijë banorë, ndërsa në Mitrovicën Jugore ka 68,474 banorë”, vuri në dukje Vuçiq.

Për këtë arsye, ne kemi luftuar për policinë rajonale që të mbulojmë vetëm këto katër komuna, sepse nëse janë shtuar komuna të tjera, do të ketë 70 policë shqiptarë në veri dhe me Marrëveshjen e Brukselit ne kemi fituar 100 për qind policë serbë në veri.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ishte gabim të supozohet se qytetet e mëdha në Serbi kanë më shumë banorë, sesa qytetet në Kosovë.

“Smedereva është më e madhe se Ferizaji. Smedereva në vit ka 868 fëmijë të lindur, ndërsa Ferizaj ka 1,561 lindje. Smedereva e ka tri herë më të lartë numrin e vdekjeve. Krahasimi i Zajeçarit dhe Skenderajn tregon një të dhënë të ngjashme, sepse Zajeçari humbu 651 banorë, ndërsa Skendëraj shtohen 643 banorë. Krahasimi i Gornji Millanovacit me Deçanit tregon se kemi humbur 308 banorë, ndërsa në Deçan shtohen 402 banorë”, shtoi Vuçiq.

Ai thotë se Serbia do të ketë një “bilanc zero” deri në vitin 2030.

Vuçiq gjithashtu raportoi se Serbia (duke përfshirë serbët e Kosovës), në janar të këtij viti kishte 7,040,272 banorë, që është 39.202 banorë më pak se një vit më parë, pra kemi humbur 107 njerëz çdo ditë. /Telegrafi/