Gjysma e Prishtinës mbetet pa ujë

Aktuale March 17, 2018 - 20:35
Kjo është arsyeja!

KRU ”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët se gjatë ditës së sotme, kontraktorët e Komunës së Prishtinës gjatë punimeve të tyre në sheshin ”Adem Jashari” në Prishtinë, kanë dëmtuar një tubacion gizë të vjetër, tubacion i ujit ky, që kalon nën objekte banimi, transmeton "Zëri.info". 

LEXO EDHE: Ja kur do të sanohen gropat e rrugëve të Prishtinë

"Për këtë shkak jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Lagjet e prekura janë: “ Ddodona”,”Tophane”, zona rreth komunës së vjetër të Prishtinës si dhe rruga” Haxhi Zeka” në Prishtinë. KRU ”Prishtina” sh.a. ka dërguar ekipet e veta të mirëmbajtjes së rrjetit të ujit në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar të sanojnë dëmtimin edhe në këto çaste. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të lartëcekura", thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.