Selim Pacolli e komenton largimin e Shpend Ahmetit nga Vetëvendosja

Aktuale March 17, 2018 - 19:11
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Nënkryetari i Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, ka thënë se e sheh vendim të gabuar largimin e Shpend Ahmetit dhe deputetëve të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai, duke komentuar ndarjen e VV-së parti me të cilën Pacolli ka koalicion në Prishtinë, ka thënë se tash VV-ja do jetë shumë më e dobët.

“Keq që u nda Vetëvendosje. Pa dashur të luajë rolin e avokatit të Vetëvendosjes apo subjektit të ri, unë konsideroj që VV-ja ka qenë një subjekt që e ka mbajtur një balancë politik dhe ashtu siç ishin të bashkuar sigurisht se ishte një opozitë shumë më e mirë, shumë më e fortë”.

LEXO EDHE: Sejdiu tregon se a do e përkrahin mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

“Mirëpo në këtë pozicion që janë sot janë vetëm dy subjekte dhe si të tilla nuk e di sa do të mund të gjejnë rrugën e bashkëpunimit mes vete. E shoh si vendim të gabuar të deputetëve që u larguan nga Vetëvendosje”, tha Pacolli në Klan Kosova.

Megjithatë Pacolli është shprehur i bindur se zhvillimet në Vetëvendosje nuk do të ndikojnë koalicionin mes AKR-së dhe VV-së në Prishtinë.