VV-ja rinis mbledhjen e nënshkrimeve për hetimin e SHIK-ut

Aktuale March 17, 2018 - 14:26
Ja kush e ka bërë të ditur këtë gjë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sërish kanë nisur zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit hetues Parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Kosovës.

Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu tha se do të kërkojnë edhe mbështetjen e grupeve të tjera parlamentare.

 “Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka rinisur sot zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit hetues Parlamentar me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së veprimtarisë së “Shërbimit Informativ të Kosovës. Në këtë drejtim, do të kërkojmë mbështetjen e grupeve tjera parlamentare. Në legjislaturën e katërt i patëm mbledhur 27 nënshkrime. Në legjislaturën e pestë i kemi mbledhur 38 nënshkrime. Tash do t’i mbledhim 40, aq sa nevojiten”, shkruan Haxhiu.
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës shpeshherë ka pasur akuza e kundërakuza lidhur me veprimtarinë e SHIK’ut./Periskopi

Image