Haradinaj dhe Kurti dakordohen në një pikë

Aktuale March 16, 2018 - 15:58
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Kryeministri Haradinaj ka pyetur deputetët e Vetëvendosjes se a vlejnë atë që Qeveria i ka bërë për rastin Dehari, raporton “Zëri.info”.

“Unë personalisht kam kërkuar ndihmë nga autoritetet e atij shteti që të rregullohet kjo punë. Ajo që kisha sugjeruar është që ta përkrahni këtë Qeveri në këtë orientim që të përkrahet hetimi prej një institucioni të huaj larg nga çdo implikim i joni”, tha Haradinaj.

LEXO EDHE: Haradinaj: E mbështesim hetimin ndërkombëtar për rastin Dehari

Ai ka kërkuar përkrahjen e parlamentit mbi këtë çështje.

Albin Kurti nga Vetëvendosje me këtë rast është përgjigjur duke e mirëpritur vendimin e Qeverisë për përkrahje, duke parashtruar përsëri kërkesat e partisë së tij drejt zbardhjes së këtij rasti. /Zëri/ 

LEXO EDHE: Kurti: Kadri Veseli të jap përgjegjësi