Frashër Krasniqi e quan ‘shef’ Kadri Veselin

Aktuale March 16, 2018 - 11:02

Deputeti Frashër Krasniqi nga grupi parlamentar GDP vazhdoi fjalën të cilën kryetari I Kuvendit të Kosovës ia ndërpreu javën e kaluar, me ç’rast tha se  Veseli po sillet sikur shef raporton “Zeri.info”.

“Unë dola që të përfundoj një fjalë që nuk më është lejuar, dhe është për keqardhje që grupi i LDK-së po bëjnë shaka sepse e njëjta ka me ju ndodh edhe ju. Në rastin tonë tash e dy vjet jemi duke u akuzuar për një rast për terrorizëm në të cilin nuk ka pasur asnjë fakt që e dëshmon këtë. Në këtë foltore na kanë akuzuar për terrorizëm dhe asnjëherë nuk iu është ndërprerë fjala nga kryetari I Kuvendit”, ka thënë Frashëri duke iu referuar ditës në të cilën atij iu ndërpre fjala nga kryetari I Kuvendit të Kosovës.

“Kur rasti jonë I gjykimit u kthye pikën 0 rastin atëherë e ndjeu nevojën Kadri Veseli që të ma ndal fjalën sepse Gjykatat nuk ja kryen punën. Ai sillet sikur është shef, por kështu ka mundur me u sjell kur ka qenë në SHIK por jo edhe në Kuvend”, tha Frashëri

Ai ka vazhduar kritikat drejt Veselit dhe disa deputetëve të LDK-së duke u thënë se po iu dhëmb e vërteta.

“Sot ju dhemb e vërteta sepse këto buzëqeshje vin nga dhimbja e të vërtëtës, ashtu sikur kryeparlamentarit Veseli, sepse e keni parë edhe ju që qfarë rasti ka qenë I monutar”, tha ai. Sipas tij kjo gjë do të ju pengoj tërë jetën sepse është rasti më skandaloz I montimit politik të një procesi gjyqësor. Veseli me këtë rast kërkoi nga deputetët që cështjet e gjyqësisë të mos hapen përsëri, duke iu kundërpërgjigjur Frashërit me arsyjen se fjala atij iu është ndalë për shkak të fjalës së përdorur nga ai ‘fytyrat’. “Ai mund të më ofendoj mua si Kadri Veseli por jo edhe deputetët e Kuvendit”, tha Veseli. /Zëri/