Haradinaj-ministrave: Merreni me seriozitet mbledhjen me Maqedoninë

Aktuale March 16, 2018 - 10:12

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se pas takimeve me qeverinë e Shqipërisë, tani do të mbaj edhe një me atë të Maqedonisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se posa të bëhen përgatitjet do të flas me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev, raporton Indeksonline.

“Maqedonia është  partner serioz për Kosovën dhe do të thellojmë marrëdhëniet me të. Duhet të dimë saktë numrin  e marrëveshjeve, bëni gati temat që doni të diskutohen në mbledhje, prandaj mos hezitoni ta merrni me seriozitet takimin me Maqedoninë që ti japim kuptim kohës dhe mbledhjes. Sapo të marr njoftim se janë bërë përgatitjet do të flas me Zaevin për të caktuar kohën dhe vendin”, ka thënë Haradinaj.

Derisa i ngarkuari për këtë mbledhje, zv/kryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se dje kishte një takim me homologun e tij maqedonas, Osmanin në Kacanik.

“Në vazhdën e traditës së mirë po punohet që sa më shpejt të kem mbledhje me Maqedoninë. Tani i takon kryeministrit Haradinaj të koordinohet me Zaevin për kohën dhe  vendin. Janë 30 tema për trajtim, ka marrëveshje të fushave të ndryshme sigurisë, politikë të jashtme, arsim, kultura, ekonomia etj. Kemi kalendar shumë precizë dhe deri në fund të marsit keni kohë të më dërgoni temat që doni ti diskutojmë në mbledhje, pastaj mbyllet lista”, ka theksuar Hoxhaj.