Dy zyrtarëve politikë iu merret pasaporta si masë parandaluese e ikjes prej shtetit

Aktuale March 16, 2018 - 08:32
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Si pjesë e lëndës ”Titanik 3” që e ka hapur Prokuroria Speciale Publike janë të akuzuar edhe zyrtarë të BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri që ndjeken për prishje të materialit zgjedhor.

Seanca për këtë lëndë duhet të mbahet sot nga ora 10:00 në Gjykatën Penale, ndërsa gjykatëse është Olja Ristova.

Kjo është lëndë e parë ku akuzohen zyrtarë të BDI-së nga PSP-ja.

Më herët PSP-ja kishte kërkuar paraburgim për ta por pas ankesës në Gjykatën e Apelit, atyre ju është marrë vetëm pasaporta, si masë parandaluese nga ikje prej shtetit.