Pas Londrës, Parisi promovon librin “New State, Modern Stateman”

Aktuale March 15, 2018 - 17:59

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar, promovimin e librit “New State, Modern Stateman”, të autorëve britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger në Paris.

Ai këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, duke shtuar se promovimi i këtij libri do të bëhet nga Akademia Diplomatike Ndërkombëtare e Parisit.

“Ky është postimi i plotë: Akademia Diplomatike Ndërkombëtare e Parisit sot bën e promovimin e librit ‘New State Modern Statemen’ të autorëve britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger, ku do të jetë i pranishëm ish ministri i Jashtëm i Francëz, Bernard Kouchner. Me këtë rast me një fjalë do t’i drejtohem audiencës së përzgjedhur lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni dhe Kosova në procesin e integrimeve euroatlantike”, ka shtuar Thaçi. /Telegrafi/