Veseli, i bindur që Demarkacioni do të përmbyllet të martën

Aktuale March 15, 2018 - 17:48

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Vesei, është shprehur i vendosur se të martën (më 20 mars) do të përmbyllet çështja e demarkacionit me Malin e Zi, raporton “Zeri.info”.

“Besoj fuqishëm që do ta përfundojmë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Jam i bindur që bashkërisht mund t’ia arrijmë”, deklaroi Veseli pas mbledhjes së kryesisë.

Ndërkohë, vazhdimi i seancës për demarkacionin do të vazhdojë të martën në ora 16:00. /Zëri