Zyrtare: Ja kur mbahet seanca për Demarkacionin

Aktuale March 15, 2018 - 17:28

Vazhdimi i seancës ku pritet të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit do të vazhdojë të martën në orën 16:00. Kështu ka bërë të ditur shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti, raporton “Zeri.info”.

“Sapo e përfunduam mbledhjen, u vendos që seanca për demarkacionin të mbahet të martën duke filluar nga ora 16:00. Në emër të LDK-së shpreh kënaqësinë që kësaj çështjeje po i vie fundi”, deklaroi Hoti.

Nga ana tjetër, Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Vesei, u shpreh i vendosur se të martën (më 20 mars) do të përmbyllet çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Besoj fuqishëm që do ta përfundojmë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Jam i bindur që bashkërisht mund t’ia arrijmë”, deklaroi Veseli pas mbledhjes së kryesisë. /Zëri