Kryesia nis mbledhjen, pritet të caktohet seanca për demarkacionin

Aktuale March 15, 2018 - 17:23

Kryesia e kuvendit ka nisur mbledhjen para pak minutash, me ç’rast pritet që zyrtarisht ta caktojë vazhdimin e seancës së demarkacionit, raporton “Zeri.info”.

Në mbledhjen që po mbahet vetëm Lista serbe nuk ishte prezent.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar gjatë ditës sot se seanca ku do të ratifikohet demarkacioni do të mbahet të martën e javës që vjen. Megjithatë, ai nuk ka garantuar se janë siguruar numrat për ta votuar marrëveshjen.

Kjo seancë ishte ndërprerë tri herë radhazi, më 22, 23 dhe 28 shkurt./Zëri