Përfundon seanca e Kuvendit

Aktuale March 15, 2018 - 17:06

Ka përfunduar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës pas 7 orësh raporton “Zëri.info”.

Në këtë seancë të ditës së sotme u votuan disa projektligje, po ashtu u votua edhe guvernatori i BQK-së, dhe dy anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa, si dhe shumë projektligje tjera.

Kjo seancë është ndërprerë për shkak të mbajtjen së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, për të vazhduar përsëri në një afat të pacaktuar.

Kujtojmë se të martën pritet të mbahet seanca për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi. /ZERI