Votohen anëtarët e Bordit të ZRRE-së dhe RTK-së

Aktuale March 15, 2018 - 16:44
Ja kush janë emrat e zgjedhur!

Në vazhdimin e seancës plenare është votuar edhe për dy anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa raporton “Zëri.info”.

Me këtë rast për Bordin për Ankesa me 90 vota është zgjedhur Ilaz Rudaku duke e lënë kështu pas kundërkandidatin e tij Florim Shefqetin.

Për bordin e ZRRE-së janë zgjedhur kandidatët Izet Rushiti 56 vota Selman Hoti 75 vota.

Ndërsa për Bordin e RTK-së nga radhët e shumicës shqiptare të propozuar ishin Çun Lajçi dhe Shkodran Tolaj me c’rast asnjëhri nuk arriti të i marr votat e nevojshme për këtë pozitië, gjë që qon në rihapjen e këtij konkursin, ndërsa nga radhët e komuniteteve tjera është zgjedhur Marjana Adamovic me 90 vota.

Për bordin e ZRRE-së ishin propozuar kandidatët: Bekim Jakupi, Fadil Ismajli, Izet Rushiti, Selman Hoti. Komisoni ad-hoc  parlamentar ka propozuar dy kandidatë për Bordin e RTK-së, Çun Lajçi dhe  Shkodran Tolaj, ndërsa po ashtu edhe dy kandidatë tjetër nga komuniteti tjetër.

Ndërsa për Bordin e Ankesave të propozuar ishin vetëm dy kandidatë, Ilaz Rudaku dhe Florim Shefqeti./ZERI