Vazhdon përsëri seanca plenare pas një pauzë 2 orëshe

Aktuale March 15, 2018 - 15:15
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar përsëri punën e saj raporton “Zeri.info”.

Pas zgjedhjes së Fehmi Mehmeti si guvernatori i Bankës Qëndrore së Kosovës, Kuvendi pritet të vazhdoj me pikat tjera të rendit të ditës.

Në rend dite vazhdojnë të jenë: Interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, me kërkesë të VV-së lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit; Programi i punës së Kuvendit për vitin 2018; Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit; Ratifikimi i Marrëveshjes për Hua me BERZh-in për autostradën Kijevë-Zahaq; ndryshim-plotësimi i Ligjit për Presidentin etj./ZERI