Zyrtare: Haradinaj tregon se kur do të mbahet seanca për Demarkacionin

Aktuale March 15, 2018 - 11:44
Kjo është dita e Demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur sot se seanca për Demarkacionin do të mbahet gjatë javës që vjen, gjegjësisht të martën, raporton zeri.info.

Shefi i ekzekutivit një gjë të tillë e bëri të ditur sot në hollin e kuvendit të Kosovës.

“Seanca për Demarkacionin mbahet të martën në ora 14:00”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Gjatë deklaratës së tij, kryetari i Qeverisë ka folur edhe rreth rikthimit të Donika Kadaj-Bujupit në AAK, me ç’rast ka thënë se kontributin e saj Kadaj-Bujupi do ta vazhdojë në AAK.

“Vlerësimi i saj ishte se dua me dhënë kontribut. Iu pamundësua në organizatën politike ku ishte me këto ndryshime që ndodhën dhe e ka vlerësua me vazhdu kontributin  me ne”, u shpreh Haradinaj, raporton "Zeri.info".

Ndërkohë, koalicionit qeverisës tashmë i duhet vetëm edhe një votë për ta kalur demarkacionin, meqë me kthimin e Kadaj-Bujupit në AAK, janë siguruar 79 vota, nga 80 sa nevojiten gjithsej. /ZËRI/