Bërnabiq: BE-ja nuk mund ta shantazojë Serbinë për Kosovën

Aktuale March 15, 2018 - 10:14
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq shpreson që Bashkimi Evropian do ta ketë parasysh fleksibilitetin dhe performancën e Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Mirëpo, Bërnabiq ka theksuar se Serbia nuk është një vend që është i dobët ekonomikisht ose politikisht, prandaj nuk mund të shantazhohet, transmeton lajmi.net.

Duke komentuar takimin e djeshëm me ndihmës sekretarin e Shtetit, Wess Mitchell, ajo ka thënë se pikëpamjet e Serbisë dhe të Shteteve të Bashkuara për Kosovën janë shumë të ndryshme.

Ndërsa ‘politikat e reja’ të cilat po propozohen, sipas saj nuk kanë asnjë kuptim.