Duda Balje: Donika ka gjak boshnjaku, e duam në VAKAT

Aktuale March 15, 2018 - 09:17
Edhe Duda Balje tallet me rikthimin e Donika Kadaj-Bujupit në AAK

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, i ka dalë në mbrojtje deputetes Donika Kadaj - Bujupi lidhur me ofendimin që i ishte bërë asaj nga Daut Haradinaj pak kohë më parë dhe u riaktualizua edhe sot pas kthimit të saj në AAK

Përmes një postimi në Facebook, deputetja Balje ka kërkuar që të lihet rahat ajo, duke shtuar se nuk ka asgjë të keqe nëse nëna e saj i takon komunitetit boshnjak.

“Mirë de, nëna e Donikës është boshnjake, çka ka të keqe këtu. A keni diçka kundër që Donikën ta marrim në VAKAT. Lëreni gruan rehat”, ka shkruar Balje në Facebook.

LEXO EDHE: Ganimete Musliu tallet keq me Donika Kadaj-Bujupin

Haradinaj e kishte ofenduar atë, duke e porositur që të mos i fyente komunitetet, ngase ashtu siç thoshte ai, do të “hidhërohej nëna e saj”.

“Duhet të ruhesh mos po idhnohet nëna jote. S’po e bën askush avokatin, por që organet e drejtësisë merren për të gjitha rastet. Mos të na shesin mend se të gjithë i njohim”, pati thënë Haradinaj.

Ndërkohë sot gjatë seancës së Kuvendit, po i njëjti ka uruar kthimin e saj në AAK.