Gani Geci publikon emrat e atyre që dhanë para për Familjen Jashari

Aktuale March 14, 2018 - 23:17
Ja kush i kishte pranuar paratë

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, që ka qenë edhe njëri nga prijësit e luftës në rajonin e Drenicës, Gani Geci ka publikuar dokumente, ku thotë se janë ndihmuar familja Jashari me mjete financiare.

Geci nëpërmes Facebook ka publikuar dy dokumente, ku njëra listë shkruan 5 mijë e 830 marka që i ka pranuar Rifat Jashari.

Dokumenti tjetër shkruan se “aktivat e LDK-së në Gjermani që ndihmuan familjen Jashari”.

Shuma që shkruan në këtë dokument është 20 mijë e 700 marka që i ka pranuar Rifat Jashari.

“Po i publikoj dy dokumnte pêr te verrtetuar atë qe kam then ne TV dhe qe deshmojn se kush e ndihmoj me mjete financiare Familjen Jashari ne vitin 1997 dhe 1998.Fotot dhe dokumentat te marrura nga Saim Tahiraj”, ka shkruar Geci në Facebook.

Image

Image