Dardan Sejdiu flet për Grupin e Deputetëve të Pavarur

Aktuale March 14, 2018 - 18:48
Ja çfarë thotë ai

Shefi i grupit të ri parlamentar, Dardan Sejdiu ka thënë se 12 deputetë të pavarur duan që të flasin e të shtyjnë përpara agjendë për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, raporton "Zeri.info".

“Ideja është fare e thjeshtë të shtyjmë agjenda progresive në Kuvendi e Kosovës, të flasim për tema që prekin përditshmërinë e qytetarëve. Sot e keni parë në debat për raportin e 100 ditëshit të parë të qeverisë Haradinaj, në ditën e saj të 188. në vend se të fokusohej në tema konkrete, debati shkoj në drejtim të përplasjeve e akuzave që nuk e prekin jetën e qytetarëve”, ka deklaruar Sejdiu.

Duke folur për kërkesën e Vetëvendosjes që të largohet Aida Dërguti nga posti i nënkryetares, ka thënë se është kërkesë që duhet të shqyrtohet në seancë, megjithatë ai ka dhënë sinjale se nuk do të largohet Dërguti nga ky post.

LEXOE DHE: Vetëvendosje: Dërguti të dorëhiqet nga posti i nënkryetares, ose e shkarkojmë

“është kërkesë e Vetëvendosjes. Është vendim i seancë plenare. Mendoj që zonjë Dërguti nuk ka ndërruar asgjë as si përmbajtje dhe as si person, mendoj se nuk duhet të trajtohet personi vetëm nga prizmi partiak”, ka shtuar Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se nuk kanë ndërruar qëndrim sa i përket demarkacionit. Ai madje ka thënë se ligji për Demarkacionin është edhe më problematik sesa vet marrëveshja, pasi në ligj edhe thuhet se marrëveshja është gabim edhe kërkohet miratimi. /ZËRI/