Ja si e kishte ofenduar Daut Haradinaj Donikën, kurse tash i uron mirëseardhje

Aktuale March 14, 2018 - 17:04
Ja çfarë kishte thënë Daut Haradinaj për Donika Kadaj-Bujupin

Pas daljes nga AAK-ja, edhe bashkëpunëtorët më të afërt të Donika Kadaj-Bujupit ishin kthyer në rivalë të saj, raporton "Zeri.info".

Mospajtimet e përplasjet kishin vazhduar mes Kadaj-Bujupit (si deputete e LVV-së) dhe deputetëve të AAK-së, për aq kohë sa kjo e fundit kishte qëndruar në kuvend jashtë partisë së Ramush Haradinajt.

Madje, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, kishte pasur një përplasje të fuqishme me Kadaj-Bujupin, në njërën prej seancave ku po diskutohej për rastin “Rikallo”.

LEXO EDHE: E quante person të Vuçiqit, sot u rikthye sërish te Haradinaj

Haradinaj e kishte ofenduar ish-deputeten e AAK-së, duke e porositur që të mos i fyente komunitetet, ngase ashtu siç  thoshte ai, do të “hidhërohej nëna e saj”, transmeton "Zeri.info".

“Duhet të ruhesh mos po idhnohet nëna jote.  S’po e bën askush avokatin, por që organet e drejtësisë merren për të gjitha rastet. Mos të na shesin mend se të gjithë i njohim”, pati thënë Haradinaj.

Ndërkohë, sot pas rikthimit të Kadaj-Bujupit në AAK-së, Daut Haradinaj, i ka uruar mirëseardhje asaj.

“Dua t’i uroj mirëseardhje Donika Kadaj-Bujupit”, tha Haradinaj në seancën  e sotme. /ZËRI/