Kuvendi konfirmon kërkesën për grupin e ri parlamentar

Aktuale March 14, 2018 - 16:53
Konfirmohet edhe zyrtarisht kërkesa e ‘të pakënaqurve’ të ‘Vetëvendosjes’

Kuvendi i Kosovës ka konfirimaur kërkesën e 12 deputetëve të larguar nga lëvizja "Vetëvendosje",  për formimin e grupit të ri parlamentar.

Si njoftimit të Kuvendit, kërkesa për grup të ri parlamentar është bërë nga Dardan Sejdiu, dhe është nënshkruar edhe nga 11 deputetë tjerë.

“Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka pranuar sot kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, të nënshkruar nga 12 deputetë, për krijimin e grupit të ri parlamentar, me emër Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP). Kërkesa është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina”.

LEXO EDHE: Fillojnë reagimet pas rikthimit të Donika Kadaj-Bujupit në AAK

“Kryetar i grupit, sipas kërkesës, do të jetë deputeti Dardan Sejdiu”, thuhet tutje në njoftimin e Kuvendit.

Përveç këtij grupi nga grupi parlamentar është larguar edhe Donika-Kadaj Bujupi, e cila është rikthyer në AAK.