Aktuale

Isa Mustafa uron Angela Merkel për mandatin e katërt

Isa Mustafa uron Angela Merkel për mandatin e katërt
14 mars 2018 • 15 : 41

Ish-kryeministri i Kosovës po ashtu kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka uruar kancelarën Angela Merkel për mandatin e katërt.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" ka thënë se zgjedhja e Merkel është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën, shkruan "Zëri.Info".

'Zgjedhja e Kancelares Angela Merkel në mandatin e katërt, lajm i shkëlqyeshëm edhe për Kosovën. Urime!', janë fjalët e Isa Mustafës bashkangjitur me fotografinë e publikuar.

Image

© zëri.info